Aksident në Klinë – Treni godet një automjet të punës, lëndohet një person

Një person ka pësuar lëndime pas një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 12:43 në fshatin Jagodë të Klinës. Në këtë aksident janë përfshirë një tren dhe një mjet i punës – valak (ngjeshës). Rastin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës. “Personi i lënduar është dërguar për trajtim…

Lajme

06/05/2026 14:05

Një person ka pësuar lëndime pas një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 12:43 në fshatin Jagodë të Klinës.

Në këtë aksident janë përfshirë një tren dhe një mjet i punës – valak (ngjeshës).

Rastin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

“Personi i lënduar është dërguar për trajtim në emergjencën e Spitalit Rajonal. Në vendin e ngjarjes kanë dal policia, hetuesit e aksidenteve dhe hetuesit e aksidenteve të trenave të cilat po i zhvillojnë hetimet”, deklaroi Gashi