Ish-ambasadori Beqë Cufaj ngre shqetësime për drejtimin politik të Kosovës dhe situatën institucionale

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ka komentuar situatën politike në vend, duke thënë se Kosova po kalon një krizë të zgjatur politike dhe institucionale. Ai ka ndarë disa nga shkrimet e tij ku e ka përshkruar metodologjinë e veprimit të kryeministrit Albin Kurti si “bllokuese”, duke ngritur shqetësime për drejtimin aktual politik të…

Lajme

06/05/2026 14:06

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ka komentuar situatën politike në vend, duke thënë se Kosova po kalon një krizë të zgjatur politike dhe institucionale.

Ai ka ndarë disa nga shkrimet e tij ku e ka përshkruar metodologjinë e veprimit të kryeministrit Albin Kurti si “bllokuese”, duke ngritur shqetësime për drejtimin aktual politik të vendit.

Sipas Cufajt, zgjedhjet e 7 qershorit nuk lidhen vetëm me orientimin politik të vendit, por me vetë aftësinë e Kosovës për të funksionuar normalisht si shtet.

“Më 7 qershor, Kosova voton sërish. Kjo nuk ka më të bëjë me drejtimin. Ka të bëjë me atë nëse Kosova ende përballon”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/