Vjosa Osmani kujton Fehmi Aganin në 27-vjetorin e vrasjes: Lavdi veprës së tij

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar akademik Fehmi Agani në 27-vjetorin e vrasjes së tij nga regjimi serb, përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Osmani e ka cilësuar Aganin si një ndër figurat më të ndritura të mendimit shqiptar dhe një nga mendjet kyçe të lëvizjes për pavarësinë e Kosovës në fund të…

Lajme

06/05/2026 12:24

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar akademik Fehmi Agani në 27-vjetorin e vrasjes së tij nga regjimi serb, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Osmani e ka cilësuar Aganin si një ndër figurat më të ndritura të mendimit shqiptar dhe një nga mendjet kyçe të lëvizjes për pavarësinë e Kosovës në fund të viteve ’90.

Ajo ka theksuar se Agani ia kushtoi jetën atdheut, dijes dhe vizionit për shtetin e pavarur, duke e përshkruar si një njeri të urtë, të vendosur dhe me përkushtim të palëkundur atdhetar.

Në postimin e saj, Osmani ka vënë në pah edhe bashkëpunimin e ngushtë të Aganit me Presidentin historik Ibrahim Rugova, duke theksuar rolin e tij në mbështetjen e vizionit për të ardhmen e vendit.

“Lavdi veprës së profesorit tonë të urtë! I përjetshëm kujtimi për të!”, ka shkruar Osmani. /Lajmi.net/