Aksioni në Agjencinë Kadastrale – Prokuroria del me komunikatë, tregon se për çka akuzohen zyrtarët e kësaj agjencie

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dal me komunikatë për aksionin e ndërmarr në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, si dhe në disa lokacione tjera. Në komunikatën e lëshuar, thuhet se ky aksion është bërë për kontroll ndaj të dyshuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare, falsifikim të dokumenteve dhe legalizim i përmbajtes së pavërtetë, transmeton lajmi.net. “Sipas…

Lajme

06/05/2026 11:40

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dal me komunikatë për aksionin e ndërmarr në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, si dhe në disa lokacione tjera.

Në komunikatën e lëshuar, thuhet se ky aksion është bërë për kontroll ndaj të dyshuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare, falsifikim të dokumenteve dhe legalizim i përmbajtes së pavërtetë, transmeton lajmi.net.
“Sipas dyshimeve, të bazuara,të pandehurit A.Q., dhe N.K., në bashkëveprim dhe pas një marrëveshje paraprake, kanë përdorur një dokument të falsifikuar të titulluar ‘’Kontratë për këmbim e paluajtshmërive’’ të datës 11.02.1966. Përmes këtij dokumenti është paraqitur në mënyrë të rreme kinse ka ndodhur një këmbim pronash në vitin 1966, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror. Gjatë hetimeve, është dyshuar se A.Q., dhe N.K., me ndihmën e personit zyrtar A.B., kanë arritur që dokumentin e falsifikuar të paraqesin si autentik, duke vulosur dhe përfshirë në arkivat e gjykatës, ndonëse një dokument i tillë nuk ka ekzistuar asnjëherë në evidencat zyrtare. Po ashtu, i dyshuari A.B. në cilësinë e personit zyrtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dyshohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke krijuar dosje fiktive dhe duke mundësuar legalizimin e dokumentit të falsifikuar, me qëllim të përfimit të kundërligjshëm për vete dhe persona të tjerë.”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e lëshuar, duke shtuar se të dyshuarit B.Sh dhe M.B si zyrtar të Agjencisë, dyshohet se kanë tejkaluar kompetencat e tyre dhe në mënyrë të kundërligjshme kanë aprovuar aneksën e palës, duke obliguar komunën e Prishtinës që të regjistroj pronën në emër të tij.
Komunikata e plotë:
Prokuroria Themelore në Prishtinë aksion në Agjencinë Kadastrale
Prishtinë, 06 maj 2026 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda – Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, njofton opinionin publik se, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, sot ka zhvilluar një aksion në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, si dhe në disa lokacione të tjera.
Ky aksion është realizuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë për kontroll ndaj të dyshuarve lidhur me veprën penale ‘’Keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo Autoritetit Zyrtar’’, sipas nenit 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe ‘’Falsifikimi i dokumenteve’’ nga neni 390 të KPRK-së, si dhe Legazilimi i përmbajtjes së pavërtetë’’ sipas nenit 395 të KPRK-së.
Sipas dyshimeve, të bazuara,të pandehurit A.Q., dhe N.K., në bashkëveprim dhe pas një marrëveshje paraprake, kanë përdorur një dokument të falsifikuar të titulluar ‘’Kontratë për këmbim e paluajtshmërive’’ të datës 11.02.1966. Përmes këtij dokumenti është paraqitur në mënyrë të rreme kinse ka ndodhur një këmbim pronash në vitin 1966, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror.
Gjatë hetimeve, është dyshuar se A.Q., dhe N.K., me ndihmën e personit zyrtar A.B., kanë arritur që dokumentin e falsifikuar të paraqesin si autentik, duke vulosur dhe përfshirë në arkivat e gjykatës, ndonëse një dokument i tillë nuk ka ekzistuar asnjëherë në evidencat zyrtare.
Po ashtu, i dyshuari A.B. në cilësinë e personit zyrtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dyshohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke krijuar dosje fiktive dhe duke mundësuar legalizimin e dokumentit të falsifikuar, me qëllim të përfimit të kundërligjshëm për vete dhe persona të tjerë.
Ndërkohë, të dyshuarit B.Sh., dhe M.B., në cilësinë e personave zyrtar ne Agjencinë Kadastrale të Kosovës, dyshohen se kanë tejkaluar kompetencat e tyre, dhe në mënyrë të kundërligjshme kanë aprovuar ankesën e palës, përkatësisht të pandehurit N.K., duke obliguar komunën e Prishtinës që të regjistroj pronën në emër të tij.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbetet e përkushtuar në luftimin e krimit ekonomik dhe korrupsionit, dhe do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore në këtë drejtim./lajmi.net/