Gjobiten me nga 200 euro, dy pikë negative dhe iu merret patentë-shoferi për 3 muaj, dy shoferëve që tejkaluan në vijë të plotë në Mitrovicë

Policia e Kosovës në Mitrovicë, ka shqiptuar gjoba dhe masa mbrojtëse për dy shoferë të automjeteve të cilët me veprimet e tyre duke bërë tejkalime në vijë të plotë  kanë rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në trafik. “Ndaj dy kundërvajtësve janë marrë masat ligjore të parapara me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor, ku  u janë shqiptuar gjobat…

Lajme

06/05/2026 11:09

Policia e Kosovës në Mitrovicë, ka shqiptuar gjoba dhe masa mbrojtëse për dy shoferë të automjeteve të cilët me veprimet e tyre duke bërë tejkalime në vijë të plotë  kanë rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në trafik.

“Ndaj dy kundërvajtësve janë marrë masat ligjore të parapara me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor, ku  u janë shqiptuar gjobat prej dyqind (200) euro,  dy (2) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej tre (3) muajve”, ka njoftuar Policia.

Ata kanë apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes dhe të respektojnë rregullat e trafikut rrugor. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: