Zbulohen eshtra të dy personave të zhdukur gjatë luftës në Mitrovicë të Jugut

Në jug të Mitrovicës me urdhëresë të gjykatës është bërë gërmimi dhe janë gjetur eshtrat e së paku dy personave të zhdukur gjatë kohës së luftës së fundit. Sipas informacioneve të deritanishme eshtrat besohet se i përkasin listës kombëtare të personave të zhdukur me forcë gjatë periudhës së luftës 1998-1999. Pas përfundimit të procedurave në…

Lajme

06/05/2026 11:05

Në jug të Mitrovicës me urdhëresë të gjykatës është bërë gërmimi dhe janë gjetur eshtrat e së paku dy personave të zhdukur gjatë kohës së luftës së fundit.

Sipas informacioneve të deritanishme eshtrat besohet se i përkasin listës kombëtare të personave të zhdukur me forcë gjatë periudhës së luftës 1998-1999.

Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes mbetjet e eshtrave janë sjellur në  IML për ekzaminim mjekësor dhe konfirmim të identitetit përmes analizës së ADN-së./Lajminet/