Tahiri: Hapja e konkurseve për 20 pozita të larta udhëheqëse nga një Qeveri në deyrë, ngre shqetësime ligjore dhe institucionale

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka shkruar në lidhje me Qeverinë në detyrë që aktualisht është duke në Kosovë. Ai ka thënë se është një Qeveri me kompetenca të kufizuara. “Sipas Ligjit për Qeverinë, konkretisht neni 31, përcaktohet qartë se një qeveri në dorëheqje nuk duhet të iniciojë procedura të reja për…

Lajme

06/05/2026 10:46

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka shkruar në lidhje me Qeverinë në detyrë që aktualisht është duke në Kosovë.

Ai ka thënë se është një Qeveri me kompetenca të kufizuara.

“Sipas Ligjit për Qeverinë, konkretisht neni 31, përcaktohet qartë se një qeveri në dorëheqje nuk duhet të iniciojë procedura të reja për emërime në pozita publike. Po ashtu, kjo gjendje përfshin edhe periudhën pas shpërndarjes së Kuvendit deri në zgjedhjen e qeverisë së re. Në këtë kontekst, shpallja e konkurseve për rreth 20 pozita të larta udhëheqëse nga një qeveri në dorëheqje ngre shqetësime serioze ligjore dhe institucionale”, ka thënë Tahiri.

Ai ka shkruar se këto veprime krijojnë perceptimin e kapjes së institucioneve në një moment tranzicioni, kur vendimet e mëdha duhet t’i lihen legjitimitetit të ri.

“Respektimi i ligjit nuk është opsion, është detyrim”, ka shtuar Tahiri. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: