Arrestohet dy persona në Prishtinë, policia iu gjeti armë dhe drogë me bollëk – dërgohen në mbajtje
Policia e Kosovës dje gjatë ditës ka arrestuar dy person, në raste të ndara, për posedim të substancave narkotike. Në rastin e parë, tek i dyshuari policia gjeti para të gatshme , 6 (gjashtë) qese me substancë narkotike te llojit marihuanë me peshë rreth 28.4 gram, 6 (gjashtë) kavanoza te mbushur me substancë narkotike te llojit…
Lajme
Policia e Kosovës dje gjatë ditës ka arrestuar dy person, në raste të ndara, për posedim të substancave narkotike.
Në rastin e parë, tek i dyshuari policia gjeti para të gatshme , 6 (gjashtë) qese me substancë narkotike te llojit marihuanë me peshë rreth 28.4 gram, 6 (gjashtë) kavanoza te mbushur me substancë narkotike te llojit marihuanë me peshë 22.7 gram, një pako me dy cigare te mbushura me substancë narkotike te llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 2.0 gram, tre telefona celular si dhe një peshore digjitale, transmeton lajmi.net.
Ai është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit.
Kurse, në rastin e dytë, policia arrestoi të dyshuarin pasi gjatë kontrollit iu gjetë armë, fishekë, marihuanë dhe hashash. Pas kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur një karikatorë i zbrazët dhe 43 fishekë. Ai është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Raporti i plotë nga dy rastet:
BLERJA, POSEDIMI, SHITJA DHE SHPËRNDARJA E PAAUTORIZUAR E SUBSTANCAVE NARKOTIKE
Prishtinë / 05.05.2026 – 13:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur para të gatshme , 6 (gjashtë) qese me substancë narkotike te llojit marihuanë me peshë rreth 28.4 gram, 6 (gjashtë) kavanoza te mbushur me substancë narkotike te llojit marihuanë me peshë 22.7 gram, një pako me dy cigare te mbushura me substancë narkotike te llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 2.0 gram, tre telefona celular si dhe një peshore digjitale. Po ashtu janë sekuestruar paisje dhe qese najloni që shërbejnë për paketim dhe shpërndarje te narkotikëve. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
POSEDIM I PAAUTORIZUAR SUBSTANCAVE NARKOTIKE & ARMËMBAJTJE PA LEJE
Prishtinë / 05.05.2026 – 13:15.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në trup i janë gjetur dhe konfiskuar: një armë zjarri me një karikator dhe 7 (shtatë) fishekë, një fotroll e armës, një sasi me substancë narkotike te llojit marihuanë me peshë 1.7 gram, një sasi me substancë te dyshuar narkotike te llojit hashash me peshë 1.7 gram. Ne konsultim me prokurorin kujdestar është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një karikator i zbrazët, një kuti me 43 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes./lajmi.net/