Besnik Berisha zgjidhet kryesues i KPM-së, Drita Morina nënkryetare

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka zgjedhur udhëheqjen e re të institucionit. Me propozim të Fitim Veliut, Besnik Berisha është zgjedhur kryesues i KPM-së, duke marrë mbështetjen unanime të të gjithë shtatë anëtarëve të komisionit, transmeton lajmi.net. Po ashtu, Drita Morina është zgjedhur nënkryetare e KPM-së, duke kompletuar strukturën e re drejtuese të këtij…

Lajme

05/05/2026 19:08

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka zgjedhur udhëheqjen e re të institucionit.

Me propozim të Fitim Veliut, Besnik Berisha është zgjedhur kryesues i KPM-së, duke marrë mbështetjen unanime të të gjithë shtatë anëtarëve të komisionit, transmeton lajmi.net.

Po ashtu, Drita Morina është zgjedhur nënkryetare e KPM-së, duke kompletuar strukturën e re drejtuese të këtij institucioni.

Zgjedhja e drejtuesve të rinj vjen në një kohë të rëndësishme për funksionimin dhe mbikëqyrjen e mediave në vend./lajmi.net/