Bërnabiq flet për një takim të shteteve kandidate për BE me Ukrainën, pretendon se Kosova s’u ftua
Në Kopenhagë është mbajtur takimi i parë joformalë i nismës së vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kështu raporton Danas, ku shtohet se pjesë e këtij takimi ka qenë edhe kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, e cila ka thënë se qëllimi i kësaj nisme është që për të gjitha vendet kandidate të…
Lajme
Në Kopenhagë është mbajtur takimi i parë joformalë i nismës së vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kështu raporton Danas, ku shtohet se pjesë e këtij takimi ka qenë edhe kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, e cila ka thënë se qëllimi i kësaj nisme është që për të gjitha vendet kandidate të vlejnë të njëjtat rregulla dhe standarde.
Nisma sjell një lloj të veçantë bashkëpunimi mes vendeve kandidate për anëtarësim, pasi të gjitha përballen me probleme të ngjashme, siç janë çështjet që u imponohen vendeve kandidate, por që nuk do të duhej të imponoheshin si çështje dypalëshe, tha Ana Brnabić për gazetarët në Kopenhagë, ku për dy ditë mori pjesë në Konferencën e kryetarëve të parlamenteve të Bashkimit Evropian dhe vendeve kandidate.
Sipas saj, ndodh që vendeve kandidate t’u kërkohet diçka që nuk ekziston askund në BE.
Brnabiq theksoi se vendet së bashku mund ta kenë më të lehtë të përballen me këto gjëra, duke përmendur se ndonjëherë mendimet e Komisionit Evropian priten edhe deri në tre-katër muaj, ndërsa vendet kandidate kritikohen për vonesa.
Ajo shtoi se në takimin joformal nuk është ftuar Kosova, gjë që për të është e rëndësishme për Serbinë.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ajo tha se Kroacia zyrtare dhe mediat kroate janë të zhgënjyera për shkak se Komisioni Evropian nuk ka marrë vendim të ndëshkojë qytetarët e Serbisë dhe Serbinë duke ngrirë fondet e BE-së të destinuara për Serbinë.
“Kjo është e njëjta politikë si e bllokuesve, këta njerëz duan vetëm ndëshkimin e Serbisë, dhe kjo u sjell mundësinë që qytetarët e Serbisë të votojnë për bllokuesit”, tha ajo dhe vlerësoi se ata “nuk kanë politikë tjetër përveç ‘ndëshkoni Serbinë që të shpërbleni ne’”, raporton Danas.