KQZ vendos: 949 qendra të votimit në Kosovë, dhe 70 sosh jashtë vendit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme, mori vendim për miratimin e listës së Qendrave të Votimit në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026. Sipas vendimit të KQZ-së, numri i Qendrave të Votimit në 38 komuna të Republikës së Kosovës, në të cilat do…
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme, mori vendim për miratimin e listës së Qendrave të Votimit në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.
Sipas vendimit të KQZ-së, numri i Qendrave të Votimit në 38 komuna të Republikës së Kosovës, në të cilat do të zhvillohet procesi i votimit është: 949. Nga ky numër i përgjithshëm, 911 Qendra të Votimit do të shërbejnë për votimin e rregullt, ndërkaq në 38 të tjera, nga një për çdo komunë, vetëm për votimin me kusht. Gjithashtu, KQZ mori vendim për miratimin e listës së 38 Qendrave Komunale të Numërimit (QKN), në të cilat do të zhvillohen aktivitet pas ditës së zgjedhjeve për numërimin e votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimin e rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime, pas numërimit të fletëvotimeve në ditën e zgjedhjeve.
Në pikën tjetër, KQZ mori vendim për miratimin e listës së Qendrave të Votimit në përfaqësi diplomatike dhe catoi numrin maksimal të votuesv që mund të regjistrohen për votim fizik më 6 qershor. Sipas vendimit të KQZ-së, procesi i votimit planifikohet të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me gjithsej 70 vendvotime, prej të cilave 33 ambasada dhe 15 konsullata. Ndërkaq, numri maksimal i votuesve që mund të regjistrohen për të votuar në këto Qendra të Votimit ëshë 66,450.
Kufizimi i numrit maksimal të votuesve që mund të regjistrohen vlen vetëm për votimin në përfaqësi diplomatike, ndërkaq numri i votuesve që mund të regjistrohen për votim përmes postës është i pakufizuar. Në rast të plotësimit të numrit maksimal të votuesve në përfaqësi diplomatike, sipas parimit të kohës së aplikimit, aplikuesi do të udhëzohet për regjistrim për mënyrat e tjera të votimit përmes postës.
Në Rregulloren Zgjedhore për regjistrimin dhe votimin jashtë Kosovës, KQZ ka vendosur se nëse numri i votuesve të regjistruar për votim në një përfaqësi diplomatike është nën 50, votimi fizik në atë përfaqësi nuk do të organizohet dhe votuesit e regjistruar do të kalojnë automatikisht në statusin e votuesve përmes postës dhe për këtë do të njoftohen nga KQZ.
Këto do të jenë qendrat e votimit jashtë vendit:
Australi – 1
Austri – 2
Belgjikë – 3
Bullgari – 1
Bangladesh – 1
Çeki – 1
Danimarkë – 1
Emiratet e Bashkuara Arabe – 1
Francë – 3
Gjermani – 16
Poloni – 1
Portugali – 1
Panama – 1
Slloveni – 1
Suedi – 2
Senegal – 1
Shqipëri – 1
SHBA – 4
Tajlandë – 1
Turqi – 2
Zvicër – 7
Holandë – 1
Hungari – 1
Itali – 2
Izrael – 1
Japoni – 1
Katar – 1
Kanadë – 2
Kolumbi – 1
Kroaci – 1
Mali i Zi – 1
Maqedoni e Veriut – 1
Mbretëria e Bashkuar – 3
Mbretëria e Arabisë Saudite – 1
Norvegji – 1


