Rexhaj: Brenda LDK-së s’ka pasur votë për Vjosa Osmanin
Arbër Rexhaj nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nuk ka pasur mbështetje të mjaftueshme për Vjosa Osmanin që të ishte kandidate e kësaj partie për presidente. Në Tëvë1, Rexhaj ka kritikuar paraqitjen e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke e cilësuar atë si “humor me qytetarët”. “Abdixhiku doli dhe…
Lajme
Arbër Rexhaj nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nuk ka pasur mbështetje të mjaftueshme për Vjosa Osmanin që të ishte kandidate e kësaj partie për presidente.
Në Tëvë1, Rexhaj ka kritikuar paraqitjen e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke e cilësuar atë si “humor me qytetarët”.
“Abdixhiku doli dhe bëri humor me të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, sepse nuk e kishte as emrin e vendosur, as ato 15 nënshkrime të plota. Mendoj se ata që merren me politikë e dinë që brenda LDK-së nuk kanë ekzistuar vota për Vjosa Osmanin. Nëse pyesni deputetë të caktuar brenda LDK-së nëse kanë pasur votë për Osmanin, përgjigjja do të jetë jo, ose do të shmangin përgjigjen,” ka thënë Rexhaj.
Sipas tij, situata brenda LDK-së lidhur me këtë çështje nuk ka ndryshuar.