Raportuesi për Kosovën në Parlament Evropian ka një koment për largimin e 5 mijë ushtarëve amerikanë nga Gjermania
Eurodeputeti Riho Terras, i cili është edhe raportues i Kosovës në Parlamentin Evropian ka komentuar vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për tërheqjen e 5000 trupave amerikane nga Gjermania. Terras tha se ky plan për tërheqje trupash s’është katastrofë, por se më serioze është situata për anulimin e raketave “Tomahawk”. “Plani për të tërhequr…
Lajme
Eurodeputeti Riho Terras, i cili është edhe raportues i Kosovës në Parlamentin Evropian ka komentuar vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për tërheqjen e 5000 trupave amerikane nga Gjermania.
Terras tha se ky plan për tërheqje trupash s’është katastrofë, por se më serioze është situata për anulimin e raketave “Tomahawk”.
“Plani për të tërhequr 5,000 trupa amerikane nga Gjermania nuk është një katastrofë.Shumë më serioze është anulimi i vendosjes së raketave Tomahawk. Estonia, Letonia, Lituania, Polonia duhet të veprojnë SË BASHKU dhe të bindin Donald Trump që të përdorë trupat nga Gjermania për të forcuar Korridorin e Suwałki-t”, shkroi ai në X.
Ndryshe, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se SHBA do të tërheqë 5,000 – dhe ndoshta edhe shumë më tepër – trupa të stacionuara në Gjermani, pasi kancelari gjerman Friedrich Merz kritikoi mënyrën se si SHBA po e trajton konfliktin me Iranin, duke thënë se Teherani e kishte “poshtëruar” Washingtonin./Lajmi.net/