​KQZ miraton specifikat për fletëvotime, mbi 1.8 milion do të shtypen për zgjedhjet e 7 qershorit

KQZ mori vendim për miratimin e kërkesave dhe specifikimeve teknike për shtypjen e fletëvotimeve, broshurave të kandidatëve dhe listave votuesve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026. Sipas vendimit të KQZ-së, numri i përafërt i fletëvotimeve që do të shtypen është rreth 1,840,000 copë, ndërkaq…

Lajme

05/05/2026 14:32

KQZ mori vendim për miratimin e kërkesave dhe specifikimeve teknike për shtypjen e fletëvotimeve, broshurave të kandidatëve dhe listave votuesve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.

Sipas vendimit të KQZ-së, numri i përafërt i fletëvotimeve që do të shtypen është rreth 1,840,000 copë, ndërkaq numri i saktë i tyre do të vendoset nga KQZ në një fazë të mëvonshme të procesit zgjedhor.

Bazuar në të dhënat e raportit të Listës Preliminare të Votuesve, numri i qytetarëve me të drejtë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, është: 2,092,202 votues.