Pas ngjarjes tragjike në Gjakovë, Prokuroria ndalon të dyshuarin dhe nis hetimet

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë të ditur se ka ndaluar për 48 orë një person të dyshuar për vrasje, pas një rasti të rëndë të ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në Gjakovë. Sipas Prokurorisë, rasti ka ndodhur rreth orës 02:20 në rrugën “Mbretëresha Teutë”,  ndërsa trupi i pajetë i viktimës, me vendim…

Lajme

05/05/2026 12:12

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë të ditur se ka ndaluar për 48 orë një person të dyshuar për vrasje, pas një rasti të rëndë të ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në Gjakovë.

Sipas Prokurorisë, rasti ka ndodhur rreth orës 02:20 në rrugën “Mbretëresha Teutë”,  ndërsa trupi i pajetë i viktimës, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokuroria ka bërë të ditur se është iniciuar rast për veprën penale “Vrasja”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në lidhje me rastin është arrestuar personi i dyshuar me inicialet Q.S., i cili me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Brenda afatit ligjor, Prokuroria ka paralajmëruar se do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente.

Ndërkohë, Prokuroria e Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka bërë të ditur se po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe po mbledh prova lidhur me rastin. /Lajmi.net/