Përparim Rama e zyrtarizon koalicionin me PDK-në, nga sot nënkryetare e komunës Besianë Musmurati
Në vazhdën e shumë zhvillimeve, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama sapo ka konfirmuar zyrtarisht koalicionin me PDK-në. Rama deklaroi se po fillon një bashkëpunim i ri politik në Kryeqytet me PDK-në me qëllim zhvillimin e Prishtinës, transmeton lajmi.net. Nga sot, Besianë Musmurati është emëruar në pozitën e nënkryetares së Prishtinës, raporton lajmi.net. “Me një angazhim…
Lajme
Në vazhdën e shumë zhvillimeve, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama sapo ka konfirmuar zyrtarisht koalicionin me PDK-në.
Rama deklaroi se po fillon një bashkëpunim i ri politik në Kryeqytet me PDK-në me qëllim zhvillimin e Prishtinës, transmeton lajmi.net.
Nga sot, Besianë Musmurati është emëruar në pozitën e nënkryetares së Prishtinës, raporton lajmi.net.
“Me një angazhim mbi një dekadë në fusha si diplomacia, politika publike dhe menaxhimi institucional, ajo ka kontribuar në avancimin e proceseve vendimmarrëse dhe përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”,deklaroi Rama.
Duhet përkujtuar se pak më parë LDK reagoi duke thënë se një koalicion i tillë s’u miratua nga partia.
Reagimi i plotë:
Po fillojmë një bashkëpunim të ri politik në Kryeqytet edhe me Partinë Demokratike të Kosovës me qëllim zhvillimin e Prishtinës, për të mirën e qytetarëve të saj dhe të Kosovës.
Zotohemi për qeverisje që tejkalon interesat partiake, duke vënë në dispozicion kapacitetet profesionale dhe njerëzore për realizimin e projekteve strategjike në dobi të qytetarëve dhe të mirës publike.
Nga sot, Besianë Musmurati emërohet në pozitën e Nënkryetares së Kryeqytetit, duke sjellë me vete përvojë të gjerë institucionale dhe ndërkombëtare.
Me një angazhim mbi një dekadë në fusha si diplomacia, politika publike dhe menaxhimi institucional, ajo ka kontribuar në avancimin e proceseve vendimmarrëse dhe përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Përvoja e saj në Kryeqytet, veçanërisht në drejtimin e Arsimit, ka lënë gjurmë në përmirësimin e cilësisë dhe krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit.
I urojmë suksese në këtë përgjegjësi të re, në shërbim të qytetarëve të Kryeqytetit./Lajmi.net/