Osmani shmang përgjigjen për kandidimin: Nuk është mirë me spekulu – nuk kam kërkuar kurrë asnjë pozitë nga askush
Ish-presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se nuk ka bërë kërkesa për përfshirjen e katër emrave në top dhjetëshen e Listës së LDK-së, duke mos dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë për mënyrën e kandidimit të saj në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit. E pyetur nëse do të garojë si presidente apo si deputete, ajo tha…
Lajme
Ish-presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se nuk ka bërë kërkesa për përfshirjen e katër emrave në top dhjetëshen e Listës së LDK-së, duke mos dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë për mënyrën e kandidimit të saj në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit.
E pyetur nëse do të garojë si presidente apo si deputete, ajo tha se çdo vendim do të bëhet publik në kohën e duhur, duke theksuar se mbështetjen kryesore e merr nga qytetarët, raporton lajmi.net
“Nuk është mirë me spekulu. Unë nuk kam kërkuar kurrë asnjë pozitë nga askush”, tha Osmani.
“Kurdo që kemi diçka për t’ju thënë do t’ju themi”, shtoi ajo.
Ajo theksoi se do të vazhdojë angazhimin e saj në terren me qytetarët, duke përmendur edhe aktivitetet e përbashkëta me Farije Hotin.
“Me Farije Hotin bashkë te qytetarët”, tha ajo.
E pyetur për kritikat e disa ish-deputetëve të LDK-së lidhur me rikthimin e saj në politikë, Osmani u shpreh se fokusi i saj mbetet te qytetarët dhe tek mbështetja që merr prej tyre.
“Do të jem para qytetarëve, deri sot në të gjithë angazhimin tim politik janë ata që ma kanë dhënë forcën dhe edhe tash e tutje do të jetë njësoj”, tha ajo./Lajmi.net/