Kurti: Regjistrimi i të porsalindurve tani bëhet në mënyrë digjitale në Kosovë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se regjistrimi i të porsalindurve tashmë po bëhet në mënyrë digjitale. Sipas tij, qytetarët nuk kanë më nevojë të shkojnë nga një institucion në tjetrin, pasi procedura kryhet elektronikisht. Të dhënat e foshnjës dhe prindërve regjistrohen në spitale dhe më pas kalojnë automatikisht në sistemet shtetërore,…
Lajme
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se regjistrimi i të porsalindurve tashmë po bëhet në mënyrë digjitale.
Sipas tij, qytetarët nuk kanë më nevojë të shkojnë nga një institucion në tjetrin, pasi procedura kryhet elektronikisht.
Të dhënat e foshnjës dhe prindërve regjistrohen në spitale dhe më pas kalojnë automatikisht në sistemet shtetërore, si regjistri civil dhe shërbimet për fëmijë dhe lehona.
“Këto të dhëna integrohen në sistemin shëndetësor, regjistrin civil, skemat e benefiteve për fëmijë dhe lehona, si dhe në institucionet e tjera relevante, duke eliminuar nevojën për dokumente fizike dhe aplikime të ndara”, ka shkruar Kurti.
Kurti tha se ky sistem tashmë është duke u zbatuar në disa qytete si Gjilani, Ferizaj dhe Prishtina, ndërsa pritet të shtrihet edhe në qytete të tjera të Kosovës.
“Pas pilotimit të suksesshëm në Gjilan dhe Ferizaj, nga dje në Prishtinë e shumë shpejtë edhe në Prizren e Vushtrri, për të vazhduar më pas në Gjakovë, Pejë dhe gjithandej Republikës së Kosovës”, ka përfunduar Kurti. /Lajmi.net/