Hysni Gucati niset për në Hagë me peticion prej 200 mijë nënshkrimesh për drejtësi
Kryetari i OVL-së, Hysni Gucati, ka njoftuar se është nisur për në Hagë bashkë me një bashkëluftëtar. Ai tha se me vete po dërgojnë një peticion me 200 mijë nënshkrime, që sipas tij janë thirrje për drejtësi. Gucati theksoi se ky veprim lidhet me mbështetjen për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Gjykatën Speciale.…
Lajme
Kryetari i OVL-së, Hysni Gucati, ka njoftuar se është nisur për në Hagë bashkë me një bashkëluftëtar.
Ai tha se me vete po dërgojnë një peticion me 200 mijë nënshkrime, që sipas tij janë thirrje për drejtësi.
Gucati theksoi se ky veprim lidhet me mbështetjen për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Gjykatën Speciale.
“Në duart tona mbajmë peticionin me 200 mijë nënshkrime, 200 mijë dëshmi gjallë, 200 mijë thirrje për drejtësi që do të dorëzohen në Gjykatën Speciale. Aty, ku sot po mbahen padrejtësisht ata që nuk u thyen kurrë, krerët e UÇK-së dhe themeluesit e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Gucati.
Sipas tij, ky udhëtim nuk është vetëm personal, por për të mbrojtur luftën çlirimtare dhe historinë e Kosovës.
Ai shtoi se populli nuk harron dhe se drejtësia, edhe nëse vonon, do të vijë.
“Me kokën lart, për historinë tonë, për shtetin tonë, për çlirimtarët tanë!”. /Lajmi.net/