Fatos Geci sërish me gjuhë skandaloze ndaj ish-presidentit Thaçi: “…me 19 maj lidhesh per krjet jeten”

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Guxo, Fatos Geci ka vazhduar me deklarime skandaloze. Geci është rikthyer me një tjetër koment të rëndë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, por këtë herë në Facebook për dallim nga hera e kaluar kur deklarimin e bëri publikisht në Kuvendin e Kosovës. Në postimin ku citohej…

Lajme

05/05/2026 09:09

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Guxo, Fatos Geci ka vazhduar me deklarime skandaloze.

Geci është rikthyer me një tjetër koment të rëndë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, por këtë herë në Facebook për dallim nga hera e kaluar kur deklarimin e bëri publikisht në Kuvendin e Kosovës.

Në postimin ku citohej deklarata e Thaçit se më është mbyllur goja për të folur dhe më janë lidhur duart për të shkruar”, Geci komentoi: “Mire qe koke pergadit se tash me 19 maj lidhesh per krjet jeten”

Në muajin që lamë pas derisa në Parlament po zhvillohej seanca e radhës, Geci kishte përshëndetur dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit dhe kishte deklaruar se “të njëjtin fat” do ta kishte edhe ish-presidenti Thaçi. Deklarata nxiti indinjatë në opinion, por nga partia në pushtet nuk pati distancim të plot nga deklaratat e Gecit./Lajmi.net/