Thaçi: Unë mund të tretem në burg, por Kosova do ketë progres
Pas një pritjeje prej gjashtë muajsh, emisioni “Opinion” në Tv Klan ka transmetuar këtë të hënë, 4 maj, një intervistë ekskluzive me ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, direkt nga qelia e tij në Hagë. Ish-kreu i UÇK-së ka ndarë reflektime të thella mbi izolimin, duke theksuar se përballë vështirësive fizike, besimi i tij te qytetarët…
Lajme
Pas një pritjeje prej gjashtë muajsh, emisioni “Opinion” në Tv Klan ka transmetuar këtë të hënë, 4 maj, një intervistë ekskluzive me ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, direkt nga qelia e tij në Hagë.
Ish-kreu i UÇK-së ka ndarë reflektime të thella mbi izolimin, duke theksuar se përballë vështirësive fizike, besimi i tij te qytetarët e Kosovës mbetet i palëkundur.
Thaçi deklaroi me bindje se, pavarësisht faktit që ai po “tretet” në burg, rrugëtimi i Republikës së Kosovës drejt progresit është tashmë një proces i pakthyeshëm.
“E përcjell çka po ndodh në Ukrainë, Lindje të Mesme apo ngjarje të tjera botërore. E kam të përjetuar edhe sjellën “për dikë nënë e për dikë njerkë”. Nuk ka forcë fizike apo furtunë politike, e cila mund të më lëkundë besimin për qytetarët e Kosovës. Edi, sot ndonjë zyrtar apo ish-zyrtar nëpër botë edhe mund të jetë penduat krejt padrejtësisht për pavarësinë e Kosovës. Por, me ose pa Thaçin në Kosovë, ky proces i meritueshëm tashmë ka marrë fund. OK. Thaçi vazhdon të tretet në burg, por për Republikën e Kosovës jam i bindur që do të ketë progres.”/tvklan.al