Thaçi: Vetëm Trump mund ta shtyjë Rusinë drejt njohjes së Kosovës
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziu, ka folur për gjeopolitikën dhe raportet ndërkombëtare të Kosovës. Ai tha se, sipas tij, i vetmi lider që mund ta shtyjë Rusinë drejt njohjes së Kosovës është ish-presidenti amerikan Donald Trump. “Donald Trump është i vetmi që mund ta detyrojë Putinin…
Lajme
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziu, ka folur për gjeopolitikën dhe raportet ndërkombëtare të Kosovës.
Ai tha se, sipas tij, i vetmi lider që mund ta shtyjë Rusinë drejt njohjes së Kosovës është ish-presidenti amerikan Donald Trump.
“Donald Trump është i vetmi që mund ta detyrojë Putinin ta njohë Kosovën”, u shpreh Thaçi.
Ai shtoi se aktualisht raportet ndërmjet Serbisë dhe Rusisë janë të lëkundura.
Thaçi po ashtu theksoi se institucionet e Kosovës duhet ta ftojnë Trumpin për vizitë në vend. /Lajmi.net/