Thaçi flet për zhvillimet politike: Dialogu i brendshëm është dobësuar ndjeshëm

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziu, ka folur për zhvillimet politike në vend. Ai tha se përpiqet të ruajë së pari koherencën e tij njerëzore, dhe më pas të ndjekë zhvillimet politike. Thaçi theksoi se nuk synon të jetë pjesë e garës politike, por mbetet besimplotë për…

Lajme

04/05/2026 23:05

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziu, ka folur për zhvillimet politike në vend.

Ai tha se përpiqet të ruajë së pari koherencën e tij njerëzore, dhe më pas të ndjekë zhvillimet politike.

Thaçi theksoi se nuk synon të jetë pjesë e garës politike, por mbetet besimplotë për të ardhmen e Kosovës.

Sipas tij, dialogu i brendshëm politik në vend është i lënduar rëndë, ndërsa kujtoi periudha të mëhershme kur, sipas tij, uniteti dhe bashkëpunimi ishin çelës i suksesit të Kosovës. /Lajmi.net/