Thaçi: Edhe kur dukej e pashpresë, kam besuar në pavarësinë e Kosovës

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë një intervistë nga burgu në Hagë për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziu, ku ka folur për rrugëtimin e tij politik dhe për shtetin e Kosovës. Ai tha se edhe kur kauza për liri dukej e pashpresë, ka besuar në pavarësinë e vendit. “Kam mësuar shumë përgjatë rrugëtimit për…

Lajme

04/05/2026 22:55

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë një intervistë nga burgu në Hagë për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziu, ku ka folur për rrugëtimin e tij politik dhe për shtetin e Kosovës.

Ai tha se edhe kur kauza për liri dukej e pashpresë, ka besuar në pavarësinë e vendit.

“Kam mësuar shumë përgjatë rrugëtimit për liri dhe shtet të Kosovës. Kur kauza dukej e pashpresë, kam besuar në liri të plotë. Kam ëndërruar për pavarësi”, u shpreh Thaçi.

Ai shtoi se besimi në qëllimin e tij ka qenë udhërrëfyes gjatë gjithë kohës dhe se gjithmonë ka kërkuar më shumë punë dhe përkushtim.

Sipas tij, ka qenë i përkushtuar dhe i pandalur në punë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe besnikërinë ndaj tyre. /Lajmi.net/