Thaçi kujton momentet para nisjes për në Hagë: Jo lamtumirë, por mirupafshim

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka rrëfyer momentet e fundit para nisjes për në Hagë më 5 nëntor 2020. Në intervistën për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziu, ai tha se atë mëngjes kishte njoftuar familjarët se mund të përballej me udhëtimin drejt Hagës. Sipas tij, reagimi i familjes ishte emocional, por edhe mbështetës, duke i…

Lajme

04/05/2026 22:50

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka rrëfyer momentet e fundit para nisjes për në Hagë më 5 nëntor 2020.

Në intervistën për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziu, ai tha se atë mëngjes kishte njoftuar familjarët se mund të përballej me udhëtimin drejt Hagës.

Sipas tij, reagimi i familjes ishte emocional, por edhe mbështetës, duke i kërkuar të ruante shëndetin dhe të përballej me situatën me qetësi.

Thaçi kujtoi se në orën 11:00 kishte mbajtur një konferencë për media, ku mesazhi i tij kryesor ishte “jo lamtumirë, por mirupafshim”.

Ai shtoi se bashkëpunëtorët dhe stafi ishin të emocionuar, ndërsa përshëndetja e fundit me familjen ishte e mbushur me emocione dhe përqafime. /Lajmi.net/