Thaçi për Veselin, Krasniqin dhe Selimin: Bashkë kalojmë shumicën e kohës në Hagë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur edhe për tre ish-bashkëluftëtarët e tij që ndodhen në Hagë, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Në intervistën për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziu, Thaçi tha se mes tyre kultivohet mirëkuptim dhe solidaritet. Ai shtoi se pjesën më të madhe të kohës e kalojnë së bashku. “Kultivojmë…

Lajme

04/05/2026 22:45

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur edhe për tre ish-bashkëluftëtarët e tij që ndodhen në Hagë, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në intervistën për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziu, Thaçi tha se mes tyre kultivohet mirëkuptim dhe solidaritet.

Ai shtoi se pjesën më të madhe të kohës e kalojnë së bashku.

“Kultivojmë mirëkuptimin dhe solidaritetin. Bashkë e kalojmë shumicën e kohës”, u shpreh ai. /Lajmi.net/