Thaçi: Në burg gjithçka është e përkohshme dhe pa shijen e jetës së lirë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziu, ka folur për përjetimet e tij nga burgu në Hagë. Ai tha se aty mungon ndjesia e vërtetë emocionale, duke theksuar se edhe takimet me familjarët nuk kanë ngrohtësinë e zakonshme. Sipas tij, buzëqeshja në burg nuk buron nga ndjenjat e…

Lajme

04/05/2026 22:38

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziu, ka folur për përjetimet e tij nga burgu në Hagë.

Ai tha se aty mungon ndjesia e vërtetë emocionale, duke theksuar se edhe takimet me familjarët nuk kanë ngrohtësinë e zakonshme.

Sipas tij, buzëqeshja në burg nuk buron nga ndjenjat e thella dhe as ushqimi apo pijet nuk kanë shijen e tyre origjinale.

Thaçi shtoi se çdo gjë në atë mjedis duket e përkohshme dhe artificiale, e shkëputur nga jeta e lirë.

Ai u shpreh gjithashtu se, pavarësisht gjithçkaje, arrin të flejë, por gjumi nuk i sjell rigjenerim të mjaftueshëm mendor dhe fizik. /Lajmi.net/