Ish-presidenti Thaçi: Dhimbjen dhe lotët për babanë i përjetova përmes televizorit
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë nga burgu në Hagë për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziu, ka folur edhe për humbjen e babait të tij. Ai tha se dhimbjen e ka përjetuar duke ndjekur ceremoninë e varrimit përmes televizorit. “Me ndjenjën e vërtetë njerëzore i kam përjetuar dhimbjen, lotët dhe ofshamat derisa e…
Lajme
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë nga burgu në Hagë për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziu, ka folur edhe për humbjen e babait të tij.
Ai tha se dhimbjen e ka përjetuar duke ndjekur ceremoninë e varrimit përmes televizorit.
“Me ndjenjën e vërtetë njerëzore i kam përjetuar dhimbjen, lotët dhe ofshamat derisa e përcillja në TV varrimin e babait”, u shpreh Thaçi.
Ai shtoi se, megjithëse arrin të flejë, gjumi nuk i sjell rigjenerim të mjaftueshëm mendor dhe fizik. /Lajmi.net/