Thaçi nga Haga: Më është mbyllur goja për të folur dhe më janë lidhur duart për të shkruar

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë një intervistë nga burgu në Hagë për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziu. Ai ka deklaruar se procesi gjyqësor ndaj tij ka devijuar dhe se duhet të ofrojë drejtësi, e jo hakmarrje. Sipas tij, ai ndodhet në izolim prej gjashtë vitesh pa një vendim përfundimtar gjyqësor. Thaçi theksoi se…

Lajme

04/05/2026 22:22

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë një intervistë nga burgu në Hagë për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziu.

Ai ka deklaruar se procesi gjyqësor ndaj tij ka devijuar dhe se duhet të ofrojë drejtësi, e jo hakmarrje. Sipas tij, ai ndodhet në izolim prej gjashtë vitesh pa një vendim përfundimtar gjyqësor.

Thaçi theksoi se procesi duhet të jetë transparent, llogaridhënës dhe të respektojë të drejtat e njeriut.

Ai shtoi gjithashtu se në burg i është kufizuar mundësia për të folur dhe vepruar lirshëm.

“Më është mbyllur goja për të folur dhe më janë lidhur duart për të bërë atë që mendoj”, është shprehur ai. /Lajmi.net/