Uran Ismaili konfirmon koalicionin me LDK në kryeqytet: Nuk dua të prodhoj krizë në Prishtinë, nesër zyrtarizohet

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka konfirmuar ekskluzivisht në Pressing në T7 arritjen e koalicionit me LDK-në për qeverisjen në Prishtinë. “Ka një koalicion, kemi bë koalicionin me z.Rama…”, konfirmoi Ismaili në Pressing. “Nuk kam qenë shumë entuziast, por po na përcjellin krizat në nivel nacional e po na përcjellin në Prishtinë”, tha Ismaili teksa…

Lajme

04/05/2026 21:50

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka konfirmuar ekskluzivisht në Pressing në T7 arritjen e koalicionit me LDK-në për qeverisjen në Prishtinë.

“Ka një koalicion, kemi bë koalicionin me z.Rama…”, konfirmoi Ismaili në Pressing.

“Nuk kam qenë shumë entuziast, por po na përcjellin krizat në nivel nacional e po na përcjellin në Prishtinë”, tha Ismaili teksa komentoi koalicionin e arritur tashmë në Prishtinë.

Duke shtuar se “nuk mundet me thënë në Prishtinë po e prodhoj një krizë”.

“E kam pa që PDK është çelësi që mund të ketë një koalicion të suksesshëm apo dryri që e krijon një bllokadë…”, shtoi ai referuar koalicionit.

Koalicioni do zyrtarizohet nga nesër “ekipi jonë do fillojë të marrë detyra dhe përgjegjësi”.