Ismaili: Kurti ka dashur president të kontrolluar ose pa president fare
Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ishte i ftuar në emisionin “Pressing” në T7, ku foli për çështjen e Presidentit të vendit. Ai tha se Kryeministri Albin Kurti, sipas tij, ka synuar një president të kontrolluar politikisht ose mungesën e institucionit të presidencës. Sipas Ismailit, Kurti nuk ka dashur konkurrencë në këtë pozitë…
Lajme
Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ishte i ftuar në emisionin “Pressing” në T7, ku foli për çështjen e Presidentit të vendit.
Ai tha se Kryeministri Albin Kurti, sipas tij, ka synuar një president të kontrolluar politikisht ose mungesën e institucionit të presidencës.
Sipas Ismailit, Kurti nuk ka dashur konkurrencë në këtë pozitë dhe ka preferuar një president që nuk ka qëndrime të pavarura për politikën e jashtme apo të brendshme.
“Albin Kurti nuk ka dashur asnjë lloj konkurrence në presidencë, ose duhet të jetë i kontrolluar nga Kurti ose president nuk ka”, ka deklaruar ai. /Lajmi.net/