Ismaili: Kriza është produkt i pushtetit, opozita fajësohet për çdo proces
Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), i ftuar në emisionin “Pressing” në T7, ka kritikuar ashpër qeverisjen aktuale. Ai tha se kriza në vend është rezultat i pushtetit, ndërsa sipas tij, institucionet po përdorin emrin e ish-presidentit Hashim Thaçi për të justifikuar mungesën e punës dhe abuzimet. Ismaili shtoi se Lëvizja Vetëvendosje e…
Lajme
Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), i ftuar në emisionin “Pressing” në T7, ka kritikuar ashpër qeverisjen aktuale.
Ai tha se kriza në vend është rezultat i pushtetit, ndërsa sipas tij, institucionet po përdorin emrin e ish-presidentit Hashim Thaçi për të justifikuar mungesën e punës dhe abuzimet.
Ismaili shtoi se Lëvizja Vetëvendosje e ka bërë krizën pjesë të qeverisjes së saj dhe se, sipas tij, në çdo proces fajësohet opozita.
Ai përdori edhe kritika për stilin e komunikimit politik, duke e quajtur atë të përsëritur dhe pa përmbajtje. /Lajmi.net/