Kosova do të bëhet me konsullatë të re në ShBA, nënshkruhet dekreti
U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nxjerrë dekret për themelimin e Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në shtetin e Texasit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me seli në Houston. Siç merret vesh ky mision do të funksionojë në nivel të Konsullatës së Përgjithshme dhe se synon forcimin e pranisë diplomatike…
Lajme
U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nxjerrë dekret për themelimin e Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në shtetin e Texasit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me seli në Houston.
Siç merret vesh ky mision do të funksionojë në nivel të Konsullatës së Përgjithshme dhe se synon forcimin e pranisë diplomatike të Kosovës në SHBA, si dhe ofrimin e shërbimeve konsullore për diasporën kosovare në Texas.
Në vendim theksohet se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës obligohet të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij dekreti.
Dekreti ka hyrë në fuqi në datën e nënshkrimit, më 4 maj 2026, ndërsa kërkesa nga MJD ishte bërë më 28 prill.
