Parandalohen tri gara ilegale të shpejtësisë, Policia shqiptoi gjoba e sekuestroi automjete

Policia e Kosovës ka njoftuar se njësia për kontroll të autostradave, javën e fundit ka parandaluar tri gara ilegale të shpejtësisë me automjete. Sipas njoftimit të Policisë janë shqiptuar 2 gjoba për pjesëmarrje në gara ilegale të shpejtësisë, 1 gjobë për vazhdim të masës mbrojtëse, 1 gjobë për tejkalim të shpejtësisë si dhe 1 gjobë…

Lajme

04/05/2026 12:34

Policia e Kosovës ka njoftuar se njësia për kontroll të autostradave, javën e fundit ka parandaluar tri gara ilegale të shpejtësisë me automjete.

Sipas njoftimit të Policisë janë shqiptuar 2 gjoba për pjesëmarrje në gara ilegale të shpejtësisë, 1 gjobë për vazhdim të masës mbrojtëse, 1 gjobë për tejkalim të shpejtësisë si dhe 1 gjobë për drejtim të automjetit pa e fituar të drejtën për drejtimin e atij lloji të mjetit.

Gjithashtu gjatë vikendit thuhet se janë sekuestruar përkohësisht 4 automjete të dyshuara për modifikim në sistemin e tërheqjes, të cilat theksohet se do të dërgohen në kontroll teknik të jashtëzakonshëm.