Rruga “Ilaz Kodra” në Prishtinë kthehet në njëkahëshe për qarkullim
Nga sot, më 4 maj, është bërë ndryshimi i qarkullimit të mjeteve motorike në rrugën “Ilaz Kodra” në lagjen Dardania të Prishtinës. Sipas vendimit të kryetarit të kryeqytetit, kjo rrugë është kthyer në gjendjen e mëparshme të qarkullimit, pas përfundimit të punimeve dhe riparimeve infrastrukturore në zonë. Rruga “Ilaz Kodra” do të jetë me një…
Lajme
Nga sot, më 4 maj, është bërë ndryshimi i qarkullimit të mjeteve motorike në rrugën “Ilaz Kodra” në lagjen Dardania të Prishtinës.
Sipas vendimit të kryetarit të kryeqytetit, kjo rrugë është kthyer në gjendjen e mëparshme të qarkullimit, pas përfundimit të punimeve dhe riparimeve infrastrukturore në zonë.
Rruga “Ilaz Kodra” do të jetë me një kah qarkullimi, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Sali Çeku” në drejtim të rrugëve “28 Nëntori” dhe “Ise Boletini”.
Ndërkohë, rrugët “28 Nëntori” dhe “Ise Boletini” vazhdojnë të funksionojnë me dy kahje qarkullimi.
Komuna thekson se ndryshimet janë bërë me qëllim të përmirësimit të rrjedhës së trafikut dhe rritjes së sigurisë në këtë zonë.
Qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik janë të lutur të respektojnë sinjalistikën e re rrugore dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.