Vjosa Osmani me listë ende të panjohur kandiduese, por lajmëron se Fahrije Hoti iu bashkua si kandidate për deputete

Fahrije Hoti, do të jetë në garë për deputete në zgjedhjet e 7 qershorit. Për këtë ka njoftuar ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila ka thënë se Fahrije Hoti do të përfaqësoj secilin prej qytetarëve. “Fahrija po i bashkohet rrugëtimit tonë politik, sepse ne besojmë në një Kosovë ku dashuria e mund urrejtjen, integriteti…

Lajme

04/05/2026 10:20

Fahrije Hoti, do të jetë në garë për deputete në zgjedhjet e 7 qershorit.

Për këtë ka njoftuar ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila ka thënë se Fahrije Hoti do të përfaqësoj secilin prej qytetarëve.

“Fahrija po i bashkohet rrugëtimit tonë politik, sepse ne besojmë në një Kosovë ku dashuria e mund urrejtjen, integriteti dhe puna e ndershme e mundin manipulimin, dhe e vërteta e mund propagandën. Këtë forcë e kemi dëshmuar bashkë edhe përballë Vuçiçit në Këshillin e Sigurimit, në Parlamentin Evropian dhe kudo tjetër — me dinjitet, me të vërtetën tonë, me zërin e grave që nuk heshtin. Do ta dëshmojmë sërish, bashkë”, ka shkruar Osmani.

Ajo i ka uruar mbarësi.

Deri tani, ende nuk dihet se në çfarë listë do të jenë kandidate as Osmani e as Hoti. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

Një heroinë e gjallë në Kuvendin e Kosovës!

Kur një grua vendos të ngrihet, ajo e bën këtë për të gjithë.

E fortë si guri, e pastër si loti, punëtore si askush tjetër, krah i përhershëm për gratë, për Krushën dhe për gjithë Kosovën – e pas 7 qershorit, Fahrije Hoti, deputete e Kuvendit, në përfaqësim të secilit prej jush.

Fahrija po i bashkohet rrugëtimit tonë politik, sepse ne besojmë në një Kosovë ku dashuria e mund urrejtjen, integriteti dhe puna e ndershme e mundin manipulimin, dhe e vërteta e mund propagandën.

Këtë forcë e kemi dëshmuar bashkë edhe përballë Vuçiçit në Këshillin e Sigurimit, në Parlamentin Evropian dhe kudo tjetër — me dinjitet, me të vërtetën tonë, me zërin e grave që nuk heshtin.

Do ta dëshmojmë sërish, bashkë.

Na priftë e mbara, e dashur Fahrije!