Irani thotë se do të mbrojë Ngushticën e Hormuzit me “forcë të plotë”
Irani ka paralajmëruar sulme ndaj çdo “ushtrie të huaj” që do të përpiqet të hyjë në Ngushticën e Hormuzit. GjeneralMajor, Ali Abdollahi, komandanti i Shtabit Qendror Khatam al-Anbiya të Iranit, ka deklaruar se Teherani do të mbrojë sigurinë e ngushticës “me forcë të plotë”. Kjo deklaratë e tij vjen pasi SHBA-ja u zotua t’i nxjerrë…
Bota
Irani ka paralajmëruar sulme ndaj çdo “ushtrie të huaj” që do të përpiqet të hyjë në Ngushticën e Hormuzit.
GjeneralMajor, Ali Abdollahi, komandanti i Shtabit Qendror Khatam al-Anbiya të Iranit, ka deklaruar se Teherani do të mbrojë sigurinë e ngushticës “me forcë të plotë”.
Kjo deklaratë e tij vjen pasi SHBA-ja u zotua t’i nxjerrë anijet e bllokuara në Ngushticën e Hormuzit, raporton CNN.
“Ne e ruajmë dhe e menaxhojmë fuqishëm sigurinë e Ngushticës së Hormuzit me forcë të plotë dhe u njoftojmë të gjitha anijeve tregtare dhe cisternave të naftës të përmbahen nga çdo tranzit pa koordinim me forcat e armatosura të stacionuara në Ngushticën e Hormuzit në mënyrë që siguria e tyre të mos rrezikohet”, ka thënë Abdollahi.
Ai ka thënë se rruga ujore është nën kontrollin e forcave të armatosura të Iranit dhe çdo veprim ndryshe, sipas tij, do të sjellë ndërlikime të situatës dhe rrezikim të sigurisë së anijeve.