Begaj shkruan për aksidentin e rëndë në Durrës ku humbën jetën dy fëmijë: Instutucionet të marrin masa për rritjen e sigurisë në qarkullim

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka shkruar për aksidentin e rëndë që kanë humbur jetën dy fëmijë në Durrës dhe një tjetër është plagosur shumë rëndë. Ai është shprehur i tronditur për këtë aksident ndërsa ka shprehur ngushëllime për familjarët e dy viktimave. “Uroj shërim për fëmijën që ndodhet i shtruar në spital. Institucionet përgjegjëse…

Lajme

03/05/2026 19:11

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka shkruar për aksidentin e rëndë që kanë humbur jetën dy fëmijë në Durrës dhe një tjetër është plagosur shumë rëndë.

Ai është shprehur i tronditur për këtë aksident ndërsa ka shprehur ngushëllime për familjarët e dy viktimave.

“Uroj shërim për fëmijën që ndodhet i shtruar në spital. Institucionet përgjegjëse të marrin masa për rritjen e sigurisë në qarkullim, të bëjnë një hetim shterues për ngjarjen dhe qytetarët të rrisin përgjegjshmërinë për zbatimin e ligjit. Jeta dhe siguria e qytetarëve është e shenjtë!”, ka shkruar Begaj. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: