Tre persona të lënduar nga një aksident trafiku mes dy veturash në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Klinë. Në rrugën “Sadik Rama”, ka ndodhur aksidenti ku ishin përfshirë 2 vetura dhe janë lënduar tre persona. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Pejë, Driton Rugova. “Sot rreth orës 14:10, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugen…
Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Klinë.
Në rrugën “Sadik Rama”, ka ndodhur aksidenti ku ishin përfshirë 2 vetura dhe janë lënduar tre persona.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Pejë, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 14:10, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugen ‘ Sadik Rama’, në Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasoje e këtij aksidenti 3 persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar ne Spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, tha Rugova. /Lajmi.net/