Humb jetën në QKUK një grua nga Mitrovica, autoritetet po hetojnë rrethanat
Një grua nga Mitrovica ka humbur jetën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ishte dërguar për trajtim mjekësor pas lëndimeve të marra. Sipas raportit të Policisë, dyshohet se viktima ka rënë nga kati i parë i një shtëpie, duke pësuar lëndime trupore. Pas incidentit, ajo është transportuar me urgjencë në QKUK, ku, pavarësisht…
Lajme
Një grua nga Mitrovica ka humbur jetën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ishte dërguar për trajtim mjekësor pas lëndimeve të marra.
Sipas raportit të Policisë, dyshohet se viktima ka rënë nga kati i parë i një shtëpie, duke pësuar lëndime trupore. Pas incidentit, ajo është transportuar me urgjencë në QKUK, ku, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve, shkruan lajmi.net.
Vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor, ndërsa rasti tashmë është duke u trajtuar nga organet hetimore.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për obduksion, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave dhe shkakut të vdekjes. /Lajmi.net/