Një grua 44-vjeçare ka humbur jetën të shtunën në Podujevë, në një rast që tashmë është duke u hetuar nga organet kompetente.
Sipas raportit zyrtar të Policisë, e ndjera është dërguar nga familjarët në Qendrën e Urgjencës në gjendje të rëndë shëndetësore, ku menjëherë është pranuar nga stafi mjekësor. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve dhe procedurave të zakonshme mjekësore, mjeku kujdestar ka konstatuar se ajo kishte ndërruar jetë, shkruan lajmi.net.
Autoritetet kanë bërë të ditur se, me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Policia ka konfirmuar se rasti është hapur si “hetim i vdekjes” dhe se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.
Njoftimi i plotë:
Podujevë / 02.05.2026 – 16:12. Raportohet se nga familjarët është sjellë në Urgjencë një femër kosovare e moshës rreth 44 vjeçare, mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen. Me vendim të Prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë. Rasti nën hetime. /Lajmi.net/