27 vjet nga Masakra e Bukoshit

Sot shënohet 27-vjetori i masakrës në fshatin Bukosh të Suharekës. Më 3 maj 1999, forcat policore serbe ndanë nga kolona e të dëbuarve 25 burra dhe djem të rinj shqiptarë dhe i dërguan në oborrin e shkollës së fshatit Bukosh, në Komunën e Suharekës. Sipas dëshmive të kohës, viktimat e pafajshme u rreshtuan pranë murit…

Lajme

03/05/2026 08:43

Sot shënohet 27-vjetori i masakrës në fshatin Bukosh të Suharekës.

Më 3 maj 1999, forcat policore serbe ndanë nga kolona e të dëbuarve 25 burra dhe djem të rinj shqiptarë dhe i dërguan në oborrin e shkollës së fshatit Bukosh, në Komunën e Suharekës.

Sipas dëshmive të kohës, viktimat e pafajshme u rreshtuan pranë murit të shkollës dhe u ekzekutuan mizorisht me breshëri plumbash nga forcat serbe.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, do të bëjë homazhe në oborrin e shkollës në fshatin Bukosh.

Më pas Haxhiu do të bëjë homazhe edhe tek shtatorja e heroit Besim Ndrecaj.