Trump thotë se do të shqyrtojë planin e ri nga Irani
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të shtunën në mbrëmje se së shpejti do të shqyrtojë një plan të ri nga Irani, por se “nuk mund ta imagjinojë që do të ishte i pranueshëm”. “Më treguan për konceptin e marrëveshjes. Tani do të më japin formulimin e saktë”, u tha ai gazetarëve ndërsa hipte në…
Bota
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të shtunën në mbrëmje se së shpejti do të shqyrtojë një plan të ri nga Irani, por se “nuk mund ta imagjinojë që do të ishte i pranueshëm”.
“Më treguan për konceptin e marrëveshjes. Tani do të më japin formulimin e saktë”, u tha ai gazetarëve ndërsa hipte në avionin Air Force One në Florida.
Irani paraqiti një përgjigje me 14 pika ndaj një propozimi nga SHBA-të, raportoi të shtunën agjencia e lajmeve Tasnim, e lidhur me Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.
Tasnim raportoi se SHBA-të propozuan një armëpushim dy-mujor, por se Irani beson se “çështjet duhet të zgjidhen brenda 30 ditëve” dhe se negociatat duhet të përqendrohen në “përfundimin e luftës” në vend të zgjatjes së armëpushimit.
Zyrtarët iranianë ende nuk kanë komentuar publikisht mbi detajet e përgjigjes së raportuar.
Presidenti gjithashtu kundërshtoi vërejtjet që bëri të premten në mbrëmje, kur tha: “Sinqerisht, ndoshta është më mirë të mos bëjmë asnjë marrëveshje fare. A doni ta dini të vërtetën? Sepse nuk mund ta lëmë këtë gjë të vazhdojë.”
“Unë nuk e thashë këtë,” tha Trump, shkruan CNN.
“Thashë se nëse largohemi tani, do t’u duheshin 20 vjet për ta rindërtuar. Por ne nuk po largohemi tani”, u tha ai gazetarëve.