Agim Bahtiri live në TikTok, e “shkreton” leximin e një fjalie të thjeshtë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka dalë live në TikTok me qytetarë nga diaspora, ku ka diskutuar për buxhetin dhe zhvillimet në disa sektorë shtetërorë. Në një moment, Bahtiri është ngatërruar gjatë leximit të të dhënave dhe ka pasur vështirësi në artikulimin e shifrave, gjë që është vënë re edhe nga ndjekësit e transmetimit.…

Lajme

02/05/2026 23:45

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka dalë live në TikTok me qytetarë nga diaspora, ku ka diskutuar për buxhetin dhe zhvillimet në disa sektorë shtetërorë.

Në një moment, Bahtiri është ngatërruar gjatë leximit të të dhënave dhe ka pasur vështirësi në artikulimin e shifrave, gjë që është vënë re edhe nga ndjekësit e transmetimit.

Pamjet janë shpërndarë menjëherë në rrjete sociale, duke nxitur reagime të ndryshme nga qytetarët.