Hoti: Më 7 qershor të bashkohemi kundër uzurpimit të shtetit

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë thirrje për mobilizim qytetar para datës 7 qershor, duke e cilësuar situatën politike si përballje me, siç u shpreh ai, tendenca për uzurpim të shtetit. Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka deklaruar se rikthimi në votime është pasojë e një qasjeje që, sipas…

Lajme

02/05/2026 21:35

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë thirrje për mobilizim qytetar para datës 7 qershor, duke e cilësuar situatën politike si përballje me, siç u shpreh ai, tendenca për uzurpim të shtetit.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka deklaruar se rikthimi në votime është pasojë e një qasjeje që, sipas tij, synon kapjen e institucioneve.

“Më 7 qershor duhet sërish t’u drejtohemi kutive të votimit. Kjo po ndodh për arsyen e thjeshtë: një autokrat dëshiron të uzurpojë shtetin. Kjo nuk mund të ndodhë dhe nuk do të lejojmë të ndodhë”, ka shkruar ai.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në atë që e ka quajtur “refuzim qytetar”, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së shtetit dhe institucioneve.

“Më 7 qershor duhet të bëhemi bashkë për shtetin e Kosova. Shteti është shtet, nuk nëpërkëmbet, nuk abuzohet me të”, ka përfunduar Hoti. /Lajmi.net/