Klinaku: Rindërtimi i Xhamisë së Ibrit, rikthim i trashëgimisë dhe identitetit
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Abdullah Klinaku, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për rindërtimin e Xhamisë së Ibrit, e cila ishte djegur gjatë luftës në vitin 1999. Në një reagim publik, Klinaku e cilësoi këtë zhvillim si përmbushje të një premtimi të dhënë më herët, pavarësisht – siç u shpreh ai – përpjekjeve për ta degraduar…
Lajme
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Abdullah Klinaku, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për rindërtimin e Xhamisë së Ibrit, e cila ishte djegur gjatë luftës në vitin 1999.
Në një reagim publik, Klinaku e cilësoi këtë zhvillim si përmbushje të një premtimi të dhënë më herët, pavarësisht – siç u shpreh ai – përpjekjeve për ta degraduar apo përvetësuar këtë proces.
“Trashëgimia jonë islame, e rrënjosur thellë në vlerat tona kombëtare, po rikthehet me mbështetjen e institucioneve të Kosova”, deklaroi ai.
Klinaku rikujtoi se më 2 maj 1999, Xhamia e Ibrit ishte djegur nga forcat serbe, duke e cilësuar këtë si një goditje të rëndë ndaj besimit dhe identitetit.
Ai theksoi se pikërisht më 2 maj 2026, Qeveria e Kosovës, në bashkëpunim me Bashkësia Islame e Kosovës, ka nisur procedurat për rindërtimin e saj.
Sipas tij, ky projekt tashmë ka marrë rrugën institucionale të realizimit dhe pritet që së shpejti të nisë konkretizimi në terren.
“Një premtim i dhënë, që tashmë ka marrë rrugën e realizimit dhe së shpejti do t’i shihet minarja”, ka përfunduar Klinaku. /Lajmi.net/