Të shtëna me armë në Gjakovë, një i lënduar – Policia në kërkim të të dyshuarit
Një person ka mbetur i lënduar lehtë si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën “Marin Barleti” në Gjakovë. Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net, Policia, e cila ka bërë të ditur se njësitë relevante kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet…
Lajme
Një person ka mbetur i lënduar lehtë si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën “Marin Barleti” në Gjakovë.
Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net, Policia, e cila ka bërë të ditur se njësitë relevante kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
“Njësitë relevante të Policisë kanë dalë në vendngjarje dhe janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për arrestimin e të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Lajmi.net/