KFOR zhvillon ushtrim me municion të vërtetë në Pejë: U nxit shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira

KFOR ka njoftuar se ushtarë të këtij misioni, nga kombësi të ndryshme, kanë kryer një ushtrim me municion të vërtetë në Pejë. Në njoftim shtohet se, ushtrimi ka nxitur shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira, si dhe duke rritur ndërveprueshmërinë mes njësive pjesëmarrëse, raporton lajmi.net “Përmes këtyre aktiviteteve, të fokusuara në skenarë reagimi…

Lajme

02/05/2026 12:10

KFOR ka njoftuar se ushtarë të këtij misioni, nga kombësi të ndryshme, kanë kryer një ushtrim me municion të vërtetë në Pejë.

Në njoftim shtohet se, ushtrimi ka nxitur shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira, si dhe duke rritur ndërveprueshmërinë mes njësive pjesëmarrëse, raporton lajmi.net

“Përmes këtyre aktiviteteve, të fokusuara në skenarë reagimi emergjent, personeli i KFOR-it mban një nivel të lartë të vetëdijes situacionale, duke dëshmuar përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë’, ka deklaruar mes tjerash KFOR.

Njoftimi:

Ushtarë nga vende të ndryshme kontribuuese brenda Komandës Rajonale Perëndim (RC-W), pjesë e misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, morën pjesë në një ushtrim me municion të vërtetë në poligonin Voloire, pranë Kampit Villaggio Italia në Pejë.

Ushtrimi bashkoi personel nga kombësi të ndryshme, duke nxitur shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira, si dhe duke rritur ndërveprueshmërinë mes njësive pjesëmarrëse.

Përmes këtyre aktiviteteve, të fokusuara në skenarë reagimi emergjent, personeli i KFOR-it mban një nivel të lartë të vetëdijes situacionale, duke dëshmuar përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjigjës të sigurisë./Lajmi.net/