Deliu: Respekt për kontributin e Rushitit në trajtimin e viktimave të dhunës seksuale por nuk duhej të bëhej ‘vegël’ e Kurtit

Me datën 28 prill Kuvendi dështoi t’a zgjedhë Presidentin e ri të vendit.Por përpara se të mbyllej seanca pa rezultat iu dha fjala në Kuvend, kryeminsitrit Albin Kurti dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati. Ish-deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra e ftuar në Blic Interview me Astrit Gashin është pyetur nëse është e lejuar diçka e…

Lajme

01/05/2026 21:55

Me datën 28 prill Kuvendi dështoi t’a zgjedhë Presidentin e ri të vendit.Por përpara se të mbyllej seanca pa rezultat iu dha fjala në Kuvend, kryeminsitrit Albin Kurti dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Ish-deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra e ftuar në Blic Interview me Astrit Gashin është pyetur nëse është e lejuar diçka e tillë….e njëjta pati këtë përgjije.

“Asnjëherë në historinë parlamentare të Republikës së Kosovës, Presidentë janë zgjedhur në vazhdmësi dhe asnjëherë Kosova nuk ka shkuar në zgjedhje për shkak të mos-zgjedhjes së Presidentit….asnjëherë nuk ka ndodhur që në seanca të zgjedhjes së Presidentit, që janë seanca të jashtëzakonshme, t’u lejohet përfaqësuesve të Qeverisë që të marrin fjalën. Pra ajo ishte platformë, një orë para se të përfundonte afati kushtetues për zgjedhje të Presidentit, e kishin marrë peng institucionin më të lartë të shtetit dhe luanin si një shfaqje teatrale që është tragji-komike sepse në të kundërtën nuk mund të sillesh ti. Kuvendi ka rregulla të cilat funksionojnë dhe janë funksionale për një shtet që respekton Kushtetutën, rregulloren, demokracinë. Por ajo që pamë ishte përpjekje për puç, ishte devijim i terësishëm dhe platformë e Alin Kurtit për t’a kapur secilin institucion. Nëse e keni pa atë ditë, pas dështimit të zgjedhjes së Presidentit, konferencën e tij për shtyp në platformën ose më mirë të them në vendin ku qytetarëve të Kosovës i drejtohet Presidenti/ia. Si mundet dikush që ta shpërdorojë, t’a deligjitimojë Kuvendin, t’a deligjitimojë rolin e Presidencës sepse ishte konferenca që ai pastaj e bëri nga Zyra e Presidentes. Këtu kemi parë një arbitraritet të pashoq, aty s’kishim ne një Presidente të zgjedhur. Ka qenë përpjekje për të etiketuar të tjerët që e ‘paskan humbur mundësinë që të mbështesin një grua e cila ka edhe mbështetje ndërkombëtare’. Ndërkohë pamë reagimin e Ambasadave që e përgënjeshtruan një lajm të tillë” deklaroi Deliu raporton “Gazeta Blic”.

Ish-deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, vlerësoi lartë punën dhe angazhimin e Feride Rushitit në mbrojtjen, promovimin dhe trajtimin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë duke theksuar se nuk dëshiron për asnjë moment t’i humb meritat e saj në punën e jashtëzakonshme që ka bërë.Por sipas Deliut, zonja Rushiti, s’duhej të bëhej pjesë e lojës politike e partiake duke u bërë ‘vegël’ e Kurtit.

“Duke e njohur për një kohë të gjatë, ne kemi patur bashkëpunim të thellë me zonjën Rushiti, vetëm mbase para dy javësh jemi dëgjuar me të në telefon, kishte një konferencë për të trajtuar disa çështje që lidhen me statusin e viktimave të dhunës seksuale dhe kërkonte që disa deputete tona të jenë të pranishme në zyret ku organizohej konferenca. Ajo ka patur një rol të jashtëzakonshëm në mbrojtjen, promovimin dhe trajtimin e viktimave të dhunës seksuale dhe natyrisht unë s’dua asnjëherë t’ia humb meritat e një gruaje që për shumë vite ka qenë ‘zë i atyre që nuk kanë patur zë’. Ajo së bashku me Kadire Tahiraj e plot gra të tjera të cilat janë platformë e gjerë dhe që kanë punuar në prapaskenë për vite të tëra, kanë promovuar një gjë që për ne ka qenë e shenjtë. Dhe pastaj kur ti e sheh që dikush si zonja Rushiti që kishte gjithë atë karrierë në promovimin e Kosovës, në trajtimin e një kategori të ndjeshme, në rolin e saj mbështetës dhe avokues dhe pranon e bëhet pjesë e devijimit të rendit kushtetues, e një maskarade të pacipë që e bëri Kurti, pastaj bëhet vetë pjesë e lojës së tij politike e partiake. Një javë më herët ne bashkë me zonjën Rushiti, Kuvendi organizoi një ditë përkujtimore të viktimave të dhunës seksuale, kishte ajo një fjalim të saj në Kuvend për të përkujtuar sakrificën e grave dhe burrave që kanë qenë viktima të dhunës seksuale dhe në fund gjithë atë rol dhe karrierë tënden ta hedhësh prapa për t’u bërë ‘vegël’ se unë s’du të besoj se zonja në fjalë do të duhej të bëhej vegël e zotit Kurti. Kur pashë pastaj paraqitjen e saj edhe në zyret e Presidencës…kjo as në një teatër amator gjëra të tilla nuk ndodhin, lere më në institucionet më kredibile të Republikës së Kosovës” deklaroi Deliu-Kodra.