Qeveria ende në borxh tek policët, ushtarët e zyrtarët e AKI-së për orët shtesë- dje paratë iu dolën veç doktorëve e infermierëve

Qeveria e Kosovës është në borxh tek punonjësit e sektorit publik. Kjo pasi ka rreth 5 muaj që shumë prej tyre nuk u janë paguar orët shtesë. Më saktësisht bëhet fjalë për zyrtarët policorë, ushtarët e FSK-së, zyrtarët e AKI-së dhe doktorët e infermierët. Por për dallim nga policët, ushtarët e zyrtarët e AKI-së që…

Lajme

01/05/2026 10:22

Qeveria e Kosovës është në borxh tek punonjësit e sektorit publik.

Kjo pasi ka rreth 5 muaj që shumë prej tyre nuk u janë paguar orët shtesë.

Më saktësisht bëhet fjalë për zyrtarët policorë, ushtarët e FSK-së, zyrtarët e AKI-së dhe doktorët e infermierët.

Por për dallim nga policët, ushtarët e zyrtarët e AKI-së që edhe këtë muaj morën vetëm pagën bazë dhe pagesat për 38 orë shtesë- atyre nuk iu paguan ende pjesa e mbetur borxh nga muajt e kaluar e as orët shtesë mbi 38 që kanë pasur këtë muaj.

Por një lajm i mirë erdhi për sektorin shëndetësorë, pasi në pagën që morën dje këtyre të fundit iu paguan edhe orët shtesë.

Kësisoj, doktorët e infermierët morën pagat me pagesat e orëve shtesë siç edhe kishte deklaruar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia se atyre do t’u dalin shtesat në pagën e muajit të ardhshëm (pra këtë muaj).

Lajmi.net ka raportuar disa herë radhazi për këtë borxh ndaj policëve, ushtarëve dhe të tjerëve, derisa nga institucionet vazhdojnë të mos flasin se si do do t’ia bëjnë me këtë problematik./Lajmi.net/